Eliminimi Brazilit nga Kupa e Botës, ka sjellë shumë reagime sidomos te skuadrat me të cilat brazilianët kanë rivalitet.
Sic dihet, kundërshtari historik i Brazilit është Argjentina, ku përveç se në Botëror, e ka kundërshtar edhe në Kupën e Amerikës.
Sa i përket eliminimit, Papa Françesku ka folur për brazilianët nga mesha e së dielës. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ai ka parë disa besimtarë me flamuj të Brazilit dhe ka përfituar nga rasti për të “ngushëlluar” ato.
“Shoh që paska këtu disa tifozë të Brazilit. I përshëndes nga këtu dhe iu them që të mos mërziten. Vjen Botërori tjetër” u shpreh Papa Francesku që njihet si një tifoz i çmendur i kombëtares argjentinase dhe skuadrës së San Lorencos. /b.d