Fundjava dhe temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët t’i drejtohen plazhit të Durrësit.
Por rritja e fluksit të pushuesve kryeqytetas ka sjellë edhe rendim të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës.
Pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës, tregojnë se ka një mbingarkesë në të gjithë gjatësinë e këtij aksi rrugor.
Mësohet se radha e automjeteve arrin në disa kilometra.
Për të evituar trafikun një pjesë e shoferëve zgjedhin rrugën dytësore. Në pamje shihet devijimi i qarkullimit tek Kthesa e Kamzës.
a.ç