Ndërsa vëmendja e sportdashësve është e përqendruar e gjitha te Botërori, klubet europiane janë duke vazhduar punën e tyre në merkato për të përforcuar grupin e skuadrës.
Ekipi i njohur në “La Liga”, Sevilja, që gjithmonë është një skuadër pjesëmarrëse në arenën europiane, është duke bërë blerje te Bazeli.
Përpara disa ditësh ekipi spanjoll ka zyrtarizuar blerjen e portierit Vaclik, por nuk mbaron këtu.
“Estadiodeportivo” njofton se tashmë Sevilja është dukë kërkuar transferimin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Taulant Xhakës.
Klubi spanjoll është i interesuar në këtë merkaton e verës për një mesfushor luftarak si Xhaka, ndërsa gjithçka pritet të zbardhet gjatë ditëve në vijim.