Pas tetë muajsh në arrati, vihet në pranga një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një punonjësi policie, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Nëntor të vitit 2017.
Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Manushi, i shpallur në kërkim për plagosjen e policit Ermal Bregu në një lokal në lagjen “Konkgresi i Lushnjes”.
Në momentet e ngjarjes, polici nuk ishte në shërbim. Gjithçka ka ndodhur pas një zënke të rastit mes tyre.
Manushi do të përballet me akuzat “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”./a.m.