Media spanjolle i tha mirupafshim në italisht yllit të Realit të Madridit, portugezit Cristiano Ronaldo, transferimi i të cilit tek Juventus ka tronditur botën e futbollit.
“Ciao CR7!”, e hap faqen e parë e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.
“Reali merr përsipër largimin e tij, dita vendimtare do të jetë sot dhe Juventusi kërkon të mbyllë operacionin e blerjes”, nënvizoi gazeta.
Për ”AS”, e shtuna 7 korrik, simbolikë për të prezantuar numrin 7 portugez, 33 vjeç, do të zgjidhet tashmë nga Juventusi.
“Klubi italian shpreson ta prezantojë nesër në stadiumin e tij për tifozët bardhezi”, nënvizon e përditshmja.
Një stadium i tërë e duartrokiti, në fillim të prillit, pas roveshatës spektakolare në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve me Realin përballë Juventusit.
Për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”, CR7 ka dhënë tashmë fjalën për Andrea Agnellin, presidenti i klubit torinez.
“Dëshira e tij për të luajtur me Juventusin është vendosur”, thekson ”Marca” duke nënvizuar se Reali nuk ka marrë ofertë nga Juventusi.
a.ç