Një 26-vjeçar shqiptarë është arrestuar nga policia gjermane, pasi ishte në kërkim për më tepër se një viti nga autoritetet italiane.
Alket Bafti i cili njihet edhe me mbiemrin Senaj akuzohet për plagosjen e një 18-vjeçari maroken në mbrëmjen e Pashkëve në vitit 2017.
26-vjeçari shqiptar gjithashtu ishte nën hetim nga policia gjermane, për një seri vjedhjesh, hetim që më vonë është ndërthurur me ato të karabinierëve të Piacenzas dhe policisë shqiptare.
Kanë qenë gjurmët e gishtërinjve që zbuluan që i riu, me disa emra fals, ishte i njëjti person i cili kërkohej dhe nga policia italiane. Mbrëmjen e 16 prillit 2017, Bafti shtiu me pistoletë, duke plagosur në këmbë të riun maroken, pas një sherri.
Menjëherë humbi gjurmët, duke u larguar me një makinë VW Golf, bashkë me të dashurën e tij. Pas disa ditësh, vajza u paraqit në kuesturën e Alassio, ku deklaroi se e kishte lënë Baftin.
Në javët që vijuan, karabinierët arritën të gjurmonin veturën e tij në parkimin e një pallati ku nga hetimet e bëra sollën arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë, babë e bir, të akuzuar për dhënie ndihme Baftit për arratisje, ndërkohë që u gjet edhe pistoleta e krimit, e cila rezultonte e vjedhur.
Nga Piacenza ai mendohet të ketë kaluar në Shqipëri e prej andej në Gjermani, ku edhe është kapur./a.m.