Gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike është në vazhdimësi dhe për këtë ka dhënë efekt edhe përfshirja e biznesit të vogël në TVSH
Ahmetaj deklaroi se me çeljen e negociatave, ekonomia do marrë një hov të ri.
“Indeksi i çmimeve i paprekur nga skema. Ka një rritje prej 7% të importeve. Në takimet e mija me investitorët shoh një pozitivitet shumë të madh dhe në rritje të interesit. Sot ne kaluam në Komisionin e Ekonomisë, paketën për agroturizmin, hoqëm takën e infrastukturës, reduktuam nivelin e tatimfitimin nga 15 në 5%. Nërkohë që me TVSH-të kemi bërë lëvizjen pozitive. Konfluzion: 91% e sipërmarrjeve u është ulur tatimfitimi, e kanë 0%-5%. Me datën konkrete të hapjes së negociatave, fillon skanimi në korrik. Ekonomia shqiptare do t’i ndjejë efektet shumë pozitive dhe për këtë jam i sigurt. Por kjo gjë nuk fitore apo arritje e një qeverie kjo i takon të gjithë popullit”, deklaroi Ahmetaj.
a.ç