Philip Kosnett pritet të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, menjëherë pasi presidenti Donald Trump njoftoi se ka vendosur të emërojë diplomatin, që aktualisht është i Ngarkuar i Përkohshëm me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara.
Gjatë karrierës së tij në shërbimin e jashtëm, ai ka punuar në 8 misione të Shteteve të Bashkuara në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme, si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.
Në Uashington, ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Europën, antiterrorizmin, politiko-ushtarake, të shërbimeve sekrete dhe kërkimeve, etj.
Kosnett zëvëndëson në detyrën e tij në Prishtinë, ambasadorin Greg Delawie, emëruar në vitin 2015 nga ish-presidenti Barack Obama.
a.ç