Pas 12 orësh debate, shumica ka miratuar projektligjin për Teatrin Kombëtar, me 75 pro dhe 62 kundër.
Prej orës 10:00 të paradites së sotme në Kuvendin e Shqipërisë pati debat maratonë për projektligjin për Teatrin Kombëtar.
Seanca u shoqërua me debate të ashpra, ndërsa opozita kërkoi tërheqjen e ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një Teatri të ri.
Por pavarësisht protestave të shumta të opozitës në sallë dhe artistëve e shoqërisë civile jashtë parlamentit, ligji kaloi me votat e maxhorancës.
Foltorja u bllokua në momentin para se të kalohej në votimin e projektligjeve, pasi opozita vijoi me kërkesën për të tërhequr ligjin e shembjes së Teatrit, por hasi në refuzimin e qeverisë.
Projekt ligji për Teatrin kaloi si nen për nen, ashtu edhe në tërësi, me 75 vota pro, të gjitha nga mazhoranca, ndërsa opozita qëlloi me kartonë kryeministrin Rama dhe la sallën e Kuvendit.
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë si fishek të fundit presidentin Ilir Meta, të cilit i kanë bërë thirrje që të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë sërish në Kuvend.
Javanews/a.ç