Kur PD dhe LSI mblodhën grupet parlamentar në sallën e Kuvendit, vjen edhe lëvizja e radhës nga Partia Socialiste, pak para se të miratohet projektligji për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Edhe kjo e fundit mësohet se ka kërkuar 30 minuta pushim, ndërsa mblodhi grupin në sallën e Kuvendit.
Ndërkohë, PD dhe LSI pak pas përfundimit të mbledhjes u larguan nga salla, ndërsa do të kthehen sërish për votimin e projektligjeve.
Sakaq, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama nuk ndodhen në sallën e Kuvendit, pasi do të jenë të pranishëm në pritjen e organizuar sot nga ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu, me rastin e përfundimit të mandatit të tyre.
/b.d