Gjermania dhe Austria thanë të enjten se do të zhvillojnë bisedime me Italinë javën e ardhshme mbi mënyrën se si do të “mbyllin” rrugën e migrimit përgjatë Mesdheut nga Afrika në Evropë, por gjithashtu thanë se mund të vepronin kundër Romës nëse nuk bashkëpunonte.
“Ne ramë dakord se javën e ardhshme do të ketë një takim të ministrave të brendshëm gjerman, austriak dhe italian, me qëllim marrjen e masave për të mbyllur rrugën e Mesdheut në Europë, për të siguruar që imigrimi ilegal në Evropë në këtë rrugë është ndalur”, tha Kurz në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Seehofer tha se takimi do të ndodhte në prag të një takimi të ministrave të brendshëm europianë në qytetin austriak Innsbruck, të enjten dhe të premten e javës së ardhshme.
“Nëse bisedimet me Greqinë dhe Italinë dështojnë, ne do të duhet të mendojmë përsëri për masat që do të marrim”, tha Seehofer, i cili nuk preferoi të flasë për reagimin në rast dështimi të bisedimeve.
ma.me