Nuk eshte nje shpikje e ndonje gazete spekulative, apo theshethem i rrjeteve sociale. Ajo qe e shkruan kete fakt eshte organi me autoritar i financave italiane, e perditshmja “Sole 24 ore”, njofton Javanews.
Sipas gazetes se njohur, titujt e Juventus ne bursen italiane kane pesuar nje shperhtim te vertete ne oret pas daljes se lajmit per blerjen e yllit portugez Cristiano Ronaldo, shkruan JavaNews.
“Sole 24 ore” komenton se aksionet e Juves kane pesuar 10% rritje gjate dites se fundit, çka i dhene nje rivleresim te dukshem markes Juventus ne tregjet financiare. Sipas gazetes, klubi italian vlen sot ne burse 816 milion euro, nga 665 milion qe vlente pak ore me pare.
Pra, me nje llogari te thjeshte Agnelli ka fituar me shume sesa do te shpenzoje per blerjen e Ronaldos nga Real Madrid (100 milion euro)! Kesaj i thone te fitosh thjesht me nje lajm qe ende nuk eshte bere zyrtar…
Pergatiti A.Rada
Javanews.al