Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha gjatë protestës për Teatrin Kombëtar se Rama ka 20 vjet që do ta tjetërsojë këtë truall, por nuk ja dalë, pasi sipas tij, ka pas qëndresë nga disa socialistë, mes të cilëve edhe Pandeli Majko.
Lidhur me këtë, Majko shkruan në ‘Twitter’ se për Teatrin Kombëtar pranon komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të ‘një gisht’ më shumë se ai vetë. Me ironi, ministri i këshillon Bashës të mos merret me komente por të shikojë dramën ‘Vizita e damës plakë’.
“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë! Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë”, shkruan Pandeli Majko, ministër i Diasporës.
Pak me pare kryetari i PD sulmoi Majkon me argumentin se eshte nen thundren e Rames.
“Fjala idiot në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko, që sot është kokëulur dhe gojëkyçur. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat”, deklaroi Lulzim Basha, kryetar i PD.
ma.me