Megjithese artistet kanë rënë dakord për ndërtimin e një Teatri të ri, Lulzim Basha deklaroi se PD është kundër.
Basha tha se projekti i grabitjes së Teatrit, është projekt i narkomafias, i një narkokryeministri
Basha paralajmëroi luftë në parlament që ligji të mos kalojë, duke paralajmëruar një seancë kaotike.
Lideri i PD i bëri thirrje Metës që të ndërhyjë, ndërsa paralajmëroi edhe Ramën: DO mbrojmë Teatrin me trupat tanë.
“Si qytetar jam në krahun tuaj në këtë betejë esenciale për kulturën shqiptare. Shkatërrimi i kësaj pjese është një shkatërrim i kulturës dhe historisë. Regjimi nuk duhet të na kompleksojë. Fjala idiot në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat. Nëse qëndrojmë dhe rezistojmë dhe nesër ka një gjykatë kushtetuese funksionale ky ligj përfundon në kosh. I them Ramës që të heqë dorë dhe të tërhiqet sa nuk është vonë. Ligjet të tilla janë shpallje lufte dhe ne do të dimë të përgjigjemi nesër brenda sallës, iu bëj thirrje socialistëve që nuk kanë në sofrën e krimit, ti bashkohen protestës. Do të bëjmë gjithçka që ligji nesër të mos kalojë. Ne pas kësaj do i bëjmë presion Presidentit që të mos e dekretojë, i bëj thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbyllin sytë dhe të gjithë këto nuk mjaftojnë do të jemi këtu me trupat tanë për ta mbrojtur në cdo formë”, deklaroi Basha
Kujtojmë se prej disa javësh opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave.
a.ç