Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit miratimin në parim të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Europol, për vendosjen e oficerit ndërlidhës të agjencisë europiane ligjzbatuese në vendin tonë.
Vendosja e oficerit ndërlidhes do bëjë të mundur forcimin e bashkëpunimit mes Europol dhe policisë shqiptare në luftën kundër krimit, trafikut dhe drogës
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Zbatimit të Ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”,thuhet në vendimin e Qeverisë, që hyn në fuqi menjëherë.
a.ç