Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, lidhur me inskenimin e atentatit të supozuar ndaj tij, ngjarje e cila prej vitesh ka qenë në shkallët e drejtësisë.
Ndërkohë, gjykata ka dënuar me nga 1 vit burg ish-deputetin Mark Frroku dhe shtetasin Durim. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në tetë muaj por asnjëri prej tyre nuk do shkojë në qeli pasi do të ndiqen nga shërbimi i provës për 1 vit e gjysmë.
Ky i fundit, ishte personi që doli edhe në video teksa shprehej se “ishte pajtuar për eliminimin e Doshit”.
Por, pas hetimeve, prokuroria arriti në konkluzionin se kishim të bënim me kallëzim të rremë.
Në këto kushte, dy deputetët dhe Bami u vunë nën akuzë.
Pas disa vitesh shqyrtim, kjo çështje u mbyll me dënimin e ish-deputetit Frrokku ndërkohë Tom Doshi u shpall i pafajshëm./a.m.