Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë pak minuta më parë në Tiranë dhe disa zona përreth. Mësohet se tërmeti ka qenë rreth 5.1 ballë sipas rrjetit ndërkombëtar sizmiologjik, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, rreth 12 km larg me thellësi 20 km.
Tërmeti është ndjerë në Durrës, Elbasan dhe Lezhë si dhe në disa zona të tjera të vendit, por me intensitet me të ulët.
Nuk dihen ende detaje nëse ka dëme materiale, por lëkundjet kanë qenë të forta. Në disa qytete janë ndierë lëkundje të njëpasnjëshme. Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët në Tiranë të cilët kanë lënë shtëpitë dhe zyrat e kanë dalë në rrugë siç duket në pamjet e publikuara nga Shqiptarja.