Pak pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për rikonfirmim në detyrë për kryeprokuroren Arta Marku, e cila kaloi kështu edhe vettingun, vjen reagimi i parë nga demokratët.
Ka qenë nënkryetari i PD-së Edi Paloka ai që përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ironizuar vendimin e KPK.
Paloka thekson se: “Ja dhe VETTINGU i famshem… Thjeshte “Shkolle Partie””.
Komisioni i Pavarur Kualifikues vlerësoi aftësitë profesionale dhe të figurës së Arta Marku, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.
Gjatë seancës, KPK vlerësoi se sipas ILDKPKI, Marku ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk ka konflikt interesi. /b.d