Flamur Noka ka shprehur sot shqetësimin e tij për fatin e Teatrit Kombëtar.
Ai shprehet se po dëmtohet historia e vendit. Nga komisioni parlamentar për Ekonominë, Noka shprehet se ky është një skandal i madh duke e konsideruar vjedhje ndaj qytetarëve.
Deputeti demokrat ka treguar se me aq sa ka ndjekur jetën kulturore të vendeve të tjera, askund nuk ka parë këtë gjendje që po krijohet në Shqipëri.
Në dëgjesën e mëparshme për Teatrin, Noka krijoi edhe një incident me Erion Veliajn teksa tentoi ta nxirrte me forcë nga Komisioni.
/b.d