Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, ka fyer rëndë mbasadoren e BE në vendin tonë Romana Vlahutin.
Përmesë një postimi në Facebook, ai akuzon Vlahutin se ka heshtur gjatë kohës që ka ushtruar detyrën në Tiranë, për drogën dhe problemet e tjera.
Ai nuk ka kursyer fyerjet dhe ironitë ndërkohë thotë se ikja e saj do i kursejë para buxhetit të shtetit.
Postimi i plotë:
Kur pashë Romanën dhe Knutin që kërkojnë dialog me OPOZITËN pas 5 vitesh maskaradë, drogë, trafik, korrupsion, hashash, fukarallik, mjerim, vjedhje, krim, arrogancë të një qeverie të majtë, dhe ky “ ÇIFT” ka heshtur për çdo gjë, mu kujtua filmi : OPERACIONI I ZJARTIT
Mu kujtua pikërisht ulërima e Krishnik Martinit kur i drejtohet Pjetër Mustakuqit:
PJËËËËR …. MEMECIT I ERDHI GOJA.
Rrugë të mbarë Vllahute se do na kursesh jo pak para nga buxheti i shtetit, sepse eskortat të ruanin sikur ishe prokurore e antimafies europiane, në fakt ishe ………?????
Tani besoj që do të punosh me Majlindën, sepse Shqiptarët dinë ta kthejnë nderin.
Apo e ke ndarë për në KIRGISTAN?????
Suksese në jetë o “ trajnerja” me fustan rozë e ekipit mavi.
Ngado që të shkosh, thirri ndonjehërë “ çunat” që luajte futboll në Tiranë.
S’ka problem se disa lojtarë janë me “ karton të kuq”./a.m.