Disa shqiptare jane arrestuar dhe nje sasi e madhe kokaine eshte sekuestruar nga policia greke, ne nje operacion te madh te bere nga roje bregdetare e Pireut.
Sipas mediave greke, operacioni ne Athine goditi nje bande te trafikut te kokaines, pjese e te ciles jane edhe shqiptare.
Operacioni po kryhet nga grupi i rojes bregdetare qe para pak kohesh goditi trafikun e droges per ceshtjen e njohur ne Greqi si “NOOR1”.
Mesohet se gjithcka u mbajt ne sekret te plote hetimor, deri ne goditjen me sukses te bandes se trafikut, shkruan Panorama. Nderkohe qe nuk ka detaje lidhur me personat e arresuar, pasi operacioni vijon.