Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan gjatë orëve të vona të natës. Viktimat janë 65-vjeçari Shyqyri Liçi dhe 60-vjeçarja Sabire Liçi të cilët humbën jetën pasi në banesë ka rënë zjarr.
Sipas raportimeve, burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Në një prej ambjenteve të shtëpisë së tyre dy katëshe ka rënë zjarr i shkaktuar nga një bombol gazi.
Të moshuarit mendohet se kanë qenë në gjumë në momentet e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbën jetën bashkëshortët që jetonin të vetëm./a.m.