Senatorët republikanë amerikanë kërkuan sot në Moskë që të rinovojnë dialogun pa evituar çështjet në të cilat ka mosmarrëveshje gjatë një vizite të rrallë pas shumë vitesh pa shkëmbime parlamentare, para samitit të parë dypalësh mes Vladimir Putin dhe Donald Trump.
“Ne e pranojmë se bota do të ishte më mirë nëse Rusia dhe SHBA-ja do të kishin më pak tensione, kuptohen më mirë dhe ndoshta i lënë mënjanë disa mosmarrëveshje”, deklaroi senatori Richard Shelby, i cili është pritur bashkë me delegacionin amerikan nga shefi rus i diplomacisë, Serguei Lavrov në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme.
“Ne jemi konkurentë, por jo domodoshmërishtë duhet të jemi kundërshtarë”, shtoi ky senator i Alabamas.
Duke u shprehur në anglish, Sergei Lavrov deklaroi se “shpreson që vizita e senatorëve amerikanë do të simbolizojë rifillimin e marrëdhënieve mes parlamenteve amerikanë dhe rusë”.
Vladimir Putin dhe Donald Trump do të takohen më 16 korrik në Helsinki për samitin e tyre të parë dypalësh, duke synuar përmirësimin e marrëdhënive shumë të përkeqësuara mes Moskës dhe Uashingtonit. /b.d