I ftuar në emisonin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka përmendur arritjet e kësaj qeverie në mandatin e dytë. I pyetur se me çfarë krenohet Rama në këtë mandat, Niko Peleshi u shpreh se 6 mujori i fundit ka pasur arritje siç është nota pozitive për hapjen e negociatave si dhe zbatimi i reformës në drejtësi.
“Në këtë 6 mujor të mbyllur arritjet dhe përpjekjet e këtij mandati të dytë janë certifikuar me notën pozitive që morëm nga KE për hapjen e negociatave. Reforma e reformave është reforma në drejtësi. Tashmë kjo reformë ka hyrë në fazën e zbatimit. Kjo tregon se ajo që është premtuar dhe pritur nga shqiptaret po ndodh. Pra një sistem drejtësie që mund të jetë model edhe për vendet e tjera. Ky sistem do t’i japë përgjigje mijëra gjyqeve që nuk përfundojnë sipas drejtësisë, por sipas pazareve”- tha Peleshi.
Ndërkohë sa i përket faktit se sistemi i drejtësisë është një sistem kolpas, pasi nuk Gjykatë Kushtetuese për shkak të vettingut, ministri Peleshi tha se kjo është kosto që duhet të paguajmë për të pasur një sistem të ri.
“Është e pashmangshme pa rënë një sistem i vjetër të ketë një të ri. Çdo sistem kalon një tranzicion. Ashtu sikurse kaluam nga komunizmi dhe kemi 20 vite që flasim për tranzicion. Kemi një kosto që duhet ta paguajmë, por do të kemi një sistem të ndryshëm”- tha Pelshi. /b.d