Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është drejtuar me një mesazh në gjuhën italiane Matteo Salvinit.
Përmes rrjeteve sociale, ai përshëndet deklaratën e ministrit të Brendshëm të vendit fqinj, i cili paralajmëroi luftë të ashpër ndaj mafias.
Në postimin e tij, Basha kërkon që Italia të ushtrojë presion ndaj Edi Ramës për të penguar narko-shtetin, siç thotë ai.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është bërë i njohur për politikat e tij kundër emigrantëve që vijnë nga Lindja dhe bllokimin e porteve të vendit.
MESAZHI:
“Mirësevjen Era e Ndryshimit, Mateo Salvini. Së shpejti edhe në këtë anë të Adriatikut. Mafia shqiptare dhe Rama duhet të ndjejnë presionin nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të djeshëm” – shkruan kreu i PD.
Welcome Wind of Change @matteosalvinimi, presto anche su questo lato dell’Adriatico! La mafia albanese e Rama corrono narco-stato dovrebbero sentire il calore dall’Italia, invece di bugie, collusioni e insabbiamenti di ieri… https://t.co/vFaKChzcPw
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 3, 2018
(javanews / b.d)