Zvicra do të përballet sot me Suedinë për të kaluar në turin tjetër të Botërorit 2018. Shqiptarët e Kosovës që luajnë me kombëtaren zvicerane kanë bërë diferencën në ndeshjet e kaluara, duke i dhënë fitoren ekipit.
Sot mediat zvicerane kanë bërë një reportazh të shkurtër në fshatin e Xherdan Shaqirit në Kosovë.
“Der Bund” ka publikuar fotot nga rrugët e këtij fshati, ku në çdo shtyllë është vendosur flamuri zviceran. “Shqiptarët në Kosovë janë të kënaqur me ekipin kombëtar zviceran”, shkruan kjo media.
Dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u bënë heronjtë e fitores 2 me 0 ndaj Serbisë. Emocionet e festimeve të golave ndaj serbëve, bënë që Xhaka dhe Shaqiri të dënoheshin me gjobë nga FIFA, për shkak të shqiponjës që bënë.
Edhe kapiteni i kombëtares zvicerane, Lihshtajner u dënua me gjobë nga FIFA pasi festoi me shqiponjë në mbështetje të shokëve të tij të skuadrës, Xhaka e Shaqiri. /ma.me