Larje në lumë të ftohtë, vrapime topless nëpër fusha dhe kalimi i Bosforit me not janë disa nga bëmat që tifozët ruse premtuan në rast të një fitoreje kundër kombëtares spanjolle në Botëror.
Në fund, ëndrra u bë realitet, pasi Rusia fitoi dhe tani ata që kanë premtuar duhet ta mbajnë fjalën e dhënë nëpër rrjetet sociale.
“Ekipi ynë nuk na ka zhgënjyer dhe kështu edhe ne do të mbajme premtimin’’, thotë Oksana në një post në rrjetin social duke bërë një selfie topless në mes të fushës.
“Faleminderit ekipit kombëtar për fitoren – premtim i mbajtur”, shkruan Svjetlana dhe hidhet në lumin e akullt Neva, në Shën Petërburg.
Sfidat shkojnë nga më të thjeshta si prerja e mustaqeve ose ndalimi i pirjes së duhanit tek ato me imagjinaret si shkuarja për të blerë birrë në supermarket krejtësisht i zhveshur.
Edhe figurat publike dhe të famshmit nuk janë tërhequr.
Rapperi rus T-Killah bëri një tatuazh në fytyrën e tij me shkrimin “Rossiya” dhe “Igor” në nder të portierit, Igor Akinfeev.
Moderatori i radios FM Sport, Aleksandr Sofronov, ka shkuar në punë i veshur si grua, ndërsa supermodelja Natalia Vodjanova premtoi se do të dhuronte një milion rubla (rreth 13 000 euro) për zhvillimin e futbollit në Rusi si dhe të kërcente ‘’Kalinka’’ para finales së Kupës së Botës.
Me pak fjalë, nuk mund të thuhet se rusët nuk e mbajnë fjalën. /b.d