Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet sot nga një mot i kthjellët, përjashtuar orët e pasdites ku shfaqen vranësira në zonat veriore dhe në kufirin lindor.
Ndërsa mundësitë për shira janë të pakta.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë, duke shënuar maksimumin 34-35 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 25 km/h në drejtimin perëndimor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzimi 1 ballë./a.m.