Uruguai arriti një fitore të madhe kundër Portugalisë fundjavën e shkuar dhe të premten do të luajë, kundër Francës në superformë.
Për t’ia dalë kundër “Tre Kolorëve” duhet perfeksion, por në këtë moment Uruguai është në ankth për yllin e vet Edinson Cavani.
El Matador doli duke çaluar nga sfida ndaj Portugalisë dhe ka shqetësim në kampin uruguaian, sepse problemi muskulor në pulpë mund të jetë serioz, transmeton KP.
Në këto orë do të kryhen testet e plota mjekësore dhe nëse ka këputje muskuli, Botërori quhet i mbyllur për heroin e ndeshjes së fundit. Pa të në fushë, Uruguai humbet gjysmën e forcës sulmuese dhe një lider të vërtetë. (b.an)