Mbyllet me një lajm tragjik historia e zhdukjes së një 6-vjeçareje mëngjesin e sotëm në një ishull të Skocisë, rreth 40 kilometër larg kryeqytetit Glasgou.
Alesha MacPhail humbi humbi nga kontrolli i të afërmve në orën 6:25 të mëngjesit të kësaj të hëne raporton DailyMail.
Gjyshja e saj shpërndau një mesazh në Facebook me foto ne vogëlushes teksa kërkonte ndihmë nga banorët e ishullit të jepnin informacion nëse e shikonin.
Menjëherë në lëvizje u vu policia por edhe qytetarë vendas që nisën kërkimet.
Pas tre orësh, u mësua lajmi tragjik. Policia tha se gjeti një vajzë të vogël e cila ishte pa shenja jete.
U konfirmua se bëhej fjalë pikërisht për 6-vjeçaren Alesha. Ajo u gjet brenda një hoteli të vjetër i cili ishte ndërtuar për herë të parë në vitin e largët 1875.
Kjo godinë, ishte djegur një herë për t’u rindërtuar në vitin 1911. Prej vitesh godina ishte e braktisur.
Ndërkohë, policia nuk ka përcaktuar ende shkaqet e vdekjes së minorenes. Deri në sigurimin e të dhënave të plota, policia tregohet e rezervuar.
Ngjarja ka shkaktuar trishtim në ishullin e vogël skocez me 6.500 banorë. Në rrjetet sociale ka pasur shumë mesazhe që shprehnin ngushëllime për familjen./a.m.