Një vajzë 10-vjeçare është aksidentuar në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Beqir Dardha”.
Fatmirësisht, e mitura me inicialet M.K., ka shpëtuar me dëmtime të lehta pas përplasjes nga një motor që drejtohej nga një person ende i paidentifikuar.
Policia thotë se shkaktari i aksidentit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe prangosjen e tij.
Ndërkohë, vogëlushja pasi ka marrë ndihmën mjekësore është kthyer pranë familjes në banesë.
Të shtunën ndodhi një aksident tragjik në Roskovec ku një 5-vjeçare u përplas nga një automjet. Ajo ndërroi jetë dy ditë pas ngjarjes./a.m.