Një 55-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Shtetasi me inicialet Z.L., ka ndërruar jetë teksa ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një hotel te Mali i Robit në Golem.
Nuk dihen ende rrethanat se si burri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Dosja është referuar në organin e akuzës nga uniformat blu për veprime të mëtejshme.
Prokuroria po kryen veprimet e plota hetimore për ngjarjen./a.m