Belgjika ka fituar një nga ndeshjet e 1/8-ave më të bukura të historisë me rezultatin 3-2. Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë, me japonezët që kalojnë në avantazh të dyfishtë dhe belgët që përmbysin gjithçka në 20 minutat e fundit.
Ishte Belgjika ekipi që kontrolloi lojën përgjatë pesës së parë duke prodhuar një mal me aksione por pa arritur të finalizojë. Vetëm dy goditje drejt portës nga belgët, dhe mbi 20 aksione të krijuara në gjysmëfushën japoneze. Ndërkohë aziatikët mbrohen mirë, kanë një plan të përsosur taktik dhe arrijnë të përballojnë mirë shtatlartësinë e kundërshtarëve. Pas pushimit vjen çmenduria.
Haraguchi kalon të tijtë në avantazh me një goditje fantastike nga brenda zonës. Dhe pak minuta më pas vjen goli i dytë me anë të Inui, një goditje e mrekullueshme nga jashtë zonës. Belgjika hidhet e tëra në sulm dhe arrin të barazojë gjithçka brenda pesë minutave me Vertonghen dhe Fellaini. Minutat e fundit ishin të forta me aksione nga të dyja anët, por në sekonda e fundit Chadli ka shënuar golin e fitores për belgët.
Golat:
Belgjikë-Japoni 3-2 (Felaini 73′, Vertongen 68′, Chadli 90’+4′ /Haraguchi 48′, Inui 52′)