Thonë se vdekja asnjëherë nuk parashikohet. Por, kur bëhet fjalë për shtete të fuqishme që nuk duan të gjenden përballë situatave që mund të sjellin ngërç në qeverisje, nuk vlen ky rregull i natyrës.
Edhe pse më tepër është honorifike, Britania ka sistem monarkik dhe i pari i vendit është Mbretëresha.
Për të paraprirë çdo lajm të hidhur, pasi mbretëresha është në moshë të thyer, ministrat e Britanisë zhvilluan një “stërvitje” sekrete për t’u përgatitur për ato që do të ndodhin pas vdekjes së mbretëreshës.
Takimi u kryesua nga zëvendëskryeministri David Lidington, Sekretari i Brendshëm, Sajid Javid, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Andrea Leadsom dhe sekretari skocez David Mundell.
“Ushtrimi” u zhvillua në të njëjtën sallë në të cilën zhvillon mbledhjet Kabineti i Emergjencës “Cobra” për të parandaluar kështu edhe ndonjë rrjedhje të mundshme informacioni nga punonjësit.
Sipas protokollit, pas vdekjes së mbretëreshës i pari që informohet është kryeministri dhe pas 10 ditëve të planifikuara të zisë kombëtare, 600 anëtarët e Këshillit të Fshehtë do të mblidhen në Buckingham Palace për të vendosur mbretin e ri në fron, i cili pritet të jetë Princi Çarls./a.m.