Cristiano Ronaldo ka folur pas pas humbjes dhe eliminimit të Portugalisë nga Botërori “Rusi 2018” . Trajneri Fernando Santos tha se Portugalia ka ende nevojë për yllin e saj, por lojtari është ende i paqartë për të ardhmen e tij. “Luajtëm më mirë se Uruguaji, meritonim më shumë, por ky është futbolli. Fiton ai që shënon më shumë. Si kapiten, jam krenar për këtë grup, për punën e bërë. Punuam fort, të gjithë, lojtarë dhe staf”, tha Ronaldo.
Për sa i përket të ardhmen, CR7 shton:
“Largohem nga ky Botëror i bindur se dhashë më të mirën edhe pse nuk shkuam aty ku dëshironim. Por kjo kombëtare do të vazhdojë të fitojë. Për sa i përket të ardhmes time, ky nuk është momenti i duhur për të folur, si për mua ashtu dhe për shokët e skuadrës apo trajnerin. Kjo kombëtare mbetet nga më të mirat në botë dhe do të vazhdojë të triumfojë, pasi ka lojtarë të mëdhenj, një grup fantastik, që ka ambicje për të shkuar larg”, tha Ronaldo.
a.ç