Paul Pogba nuk ka kursyer lëvdatat për bashkëkombasin e tij, Kylian Mbappe, i cili ka pasur një paraqitje fantastike ndaj Argjentinës.
Mbappe, 19 vjeçar, shënoi dy gola në fitoren prej 4 me 2 ndaj Argjentinës, duke i siguruar Francës kualifikimin për në çerekfinale të Botërorit, transmeton Koha.net.“Kylian është shumë më i talentuar se unë.
A e shihni se çfarë bën në këtë moshë? Jo, unë asnjëherë nuk e kam pasur talentin e tij.
Ai ka aq shumë shpejtësi, dhe është sulmues, nuk mund të krahasohet me mua”, është shprehur Pogba. (b.an)