Ka qenë një ditë që do të mbahet mend gjatë në historinë e Botërorëve. Në harkun e 4 oreve, nga Kampionati Boteror i Futbollit kane dale Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Portugalia e Cristiano Ronaldo-s i ka dhënë lamtumirën Botërorit pasi është mundur nga Uruguai me rezultatin 2-1 në fazën e 1/16.
Kampionët e Europës e panë veten në disavantazh shumë shpejt, pasi Edinson Cavani shfrytëzoi mjaft mirë një top në zonë nga Luis Suarez.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e amerikano-latinëve, ndërsa pak pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës Pepe me kokë barazoi përkohësisht Ronaldo-n.
Nuk do të kalonte shumë dhe sërish Cavani, këtë herë me këmbë do të realizonte golin e dytë personal dhe të dytin për Uruguain, që në fund i dha kualifikimin në çerekfinale.
Si rrjedhojë është përvaktuar edhe çerekfinalja e parë e Botërorit, Uruguai do të ndeshet me Francën më 6 korrik në “Nizhny Novgorod”.
Uruguai 2-1 Portugali