Qeveria do të mbështesë financiarisht si familjet që duan t’i kthejnë banesat e tyre në bujtina, ashtu edhe ata që duan të investojnë në ndërtimin e strukturave të agroturizmit.
Në një takim të organizuar në Voskopojë me sipërmarrës lokal në agroturizëm për të promovuar programin e 100 fshatrave kryeministri ju kërkon të gjithë të interesuarave që të aplikojnë për projekte të zhvillimit të bujtinave dhe hoteleve të vogla pasi procedura është e hapur tashmë dhe mund të mbështeten financiarisht nga shteti deri në masën 50 përqind të vlerës së investimit.
Voskopoja është pjesë e 100 fshtrave të përzgjedhur si modele zhvillimi në agroturizëm, por kryeministri premton më shumë investime për ta bërë këtë zonë terheqëse për turistët në 365 ditë të vitit.
Një tjetër premtim është ai për të certifikuar dhe formalizuar produktet tradicionale që prodhohen në kushte shtëpie. /b.d