Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, u shpreh se janë pikërisht skandalet e kësaj qeverie që e bënë të mundur këtë edhe pse nga kryeministri Rama paraqitet si fitore.
Sipas Dumës, shtyrja me një vit e një përgjigje nga BE do të thotë që do të jemi sërish në të njëjtën situatë madje Bashkimi Europian do të 3-fishojë monitorimin.
Përsa i përket trafikut të drogës e krimit, deputetja e PD tha se europianët e kanë parë të keqen e shqiptarëve në shtëpinë e tyre.
Shtyrja e negociatave
Ne si opozitë kishim elementë të tjerë që tregonin, kur llogaritet progresi ishte në fakt një situatë që Shqipëria nuk ishte rritur as me 0.1 pikë. Brukseli do të shtyjë përpara reformën në drejtësi, e thoja me ngulm që duhen. Por ndodhën skandale si çështja Tahiri apo Xhafaj. Ne e quajmë mbyllje negociatash se në dokumentat e reja rezulton si regres. Ne kemi një dokument të ri që nuk lidhet më me 5 kërkesat, por thotë që të funksionojnë institucionet. Ka thënë që Shqipëria ka korrupsion e sidomos në polici, ka probleme me trafikun me drogën, dhe probleme me Vettingun. Ne në kushtet që kemi marrë nga BE jemi si një vend që nuk e kishte hapur fare marrëveshjen e stabilizim-asocimit, ndërkohë që ne e kemi hapur në 2006. Shqipëria po monitorohet 3-fish. Tani kemi një situatë tjetër, ku do i kalojë parlamenteve vendimi.
Rama e shprehu si fitore
Strategji e dëshpërimit. Brukseli thotë që të kam kërkuar 3-fishin e kohës së të tjerëve për të parë rezultatet që do kesh. Kjo është rritje skepticizmi. Rama thoshte që ne meritojmë hapjen e negociatave në qershor. Këto janë sjellje të një njeriu që nuk ka ekuilibër të mirë politik. Nuk mund t’i thuash Brukselit që ti nuk harxhon për mua as 1 cent kur të jepen 80 milionë euro. Nuk i thuhet këtij partneri të madh ashtu si thotë Rama.
Qeveria drejton gishtin te opozita që nuk doni të futet Shqipëria në BE, a ndjen opozita përgjegjësi për zhurmën e krijuaj
Kemi ardhur drejt një gypi që ky vend do të hyjë në BE, shpresojmë për një dekadë apo pak më shumë. Me situatën që jemi nuk do të jetë e thjeshtë. Po u futëm tani, do të jetë e dhimbshme për shqiptarët, që nga tregu që s’do e përballojmë dot. Po hymë nga pikëpamja politike ne kështu në BE, kjo është shkërrmoqje e sistemit brenda politikës, se politika jonë po tregon se po shkon drejt një autokracie. Duhet të shkojmë drejt BE kur të jemi të përgatitur. Ne do e kishim shok hyrjen në BE. E ka pasur dhe Italia. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që është e vështirë.
Kur është dhënë një afat 19 mujor kjo do të thotë që do të monitorohemi. Duhet të raportojmë sërish për çështjet tona, dhe në qeshorin tjetër do jemi në të njëjtin provim. Pra dhe aty do diskutohet a do hapen apo jo.
Po detyrat e shtëpisë për Shqipërinë?
Nëse Shqipëria nuk do i çonte problemet e drogës tek ndërkombëtaret, ne do kishim hapje negociatash me kusht. Në përgjimet e FBI dilte që shqiptarët ishin krerët e bandave kriminale me shumë para. Hollanda, Franca e Danimarka e kanë parë të keqen në shtëpinë e tyre nga shqiptarët. Dhe nuk po e ndalonin dot. Dhe prandaj kanë vendosur ta shohin më mirë këtë punë, ta kontrollojnë se nga vjen. Nuk të fal Perëndimi.
A është kohë e shkurtër 1 vit që Shqipëria të bindë Brukselin?
Nuk mund të kemi ne ministra të Brendshëm të implikuar. Morali politik nuk mund të presë moralin e ligjit. Nuk ka moral politik, që ti të kesh vëllain të futur në trafik droge, dhe ti vetë kontrollon policinë. Heqja e një ministri nuk është ardhja e opozitës në pushtet. Edhe Tahiri nuk u dënua. Nëse krerët janë të mbrojtur, nuk kemi fituar asgjë. Ne mund të dënojmë pafund policë, e kriminelë, por nuk është ky problemi. Duhet ndëshkim brenda vetes, që do të thotë që ka ndërgjegje. Ne po bëjmë sikur për çdo gjë, ashtu si bëjmë sikur kemi dalë të fituar nga refuzimi për hapjen e negociatave.
/b.d