Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi sot se Rama dhe Ruçi, janë autorët kryesorë pse BE mbylli dyert e Shqipërisë.
Bylykbashi denoncoi tentativat, që sipas tij, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë duke u përpjekur për të kthyer Parlamentin shqiptar në gjykatë.
“Me vendim kërkojnë që Parlamenti të kthehet në gjykatë. Të jetë Parlamenti ai që do të çmojë, nëse ka prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar apo për të bërë kërkim dhe kontroll në banesat e ministrave, deputetëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar”, – tha ai.
Bylykbashi tha se “kjo është arsyeja bazë për të cilën sot Bashkimi Europian na ka mbyllur derën dhe na ka shtyrë provimin për një vit tjetër”. /b.d