Në pritje të zyrtarizimit të Maurizzio Sarrit në stol, drejtuesit e Chelseat kanë filluar punën në merkato, sipas listës që u ka dhënë ish trajneri i Napolit.
Kështu sulmi i tyre i radhës do të jetë te Juventusi, pasi ka gati 100 milionë euro, për të rrëmbyer dyshen Higuain-Rugani.
Sulmuesi argjentinas ka punuar edhe te Napoli me Sarrin dhe ka regjistruar sezonin më të mirë në aspektin personal, ndërsa ribashkimi shikohet si nëj dëshirë e të dy palëve.
Nga ana tjetër, Rugani është një mbrojtës i ri, i talentuar, por që është lënë në stol nga Chiellini-Barzagli, të cilët rinovuan kontratën me bardhezinjtë.
Natyrisht që kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për bardhezinjtë, që të fillonin sulmin për të rrëmbeyr mesfushorin serb të Lazios, Sergei Milinkoviç-Saviç.
Sa i përket zëvendësimit të Higuain, bardhezinjtë mund të synojnë Moratën nga Chelsea, por vetëm në se vjen me formulën e huazimit./a.m.