Sulmuesi i Francës, Kilian Mbape, është një nga të rinjtë më të talentuar të futbollit botëror. Ai luan me PSG-në dhe fiton shumë financiarisht, por sulmuesi është edhe një njeri me zemër të madhe.
Mbape ka vendosur t’i japë për bamirësi të ardhurat që do të përfitojë gjatë Botërorit të Rusisë. E kanë bërë të ditur këtë lajme mediet në Rusi.
Sulmuesi francez ka deklaruar se nuk ka nevojë për përfitime financiare që të luajë me kombëtaren e tij.
Për çdo ndeshje të luajtur në Botëror, lojtarët e Francës shpërblehen me 20 mijë euro, plus bonuset e ndryshme. Deri tani Mbape ka luajtur tri ndeshje./a.m.