Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët pas vendimit të BE për shtyrjen e aktiti final për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.
Ruçi e ka cilësuar vendimin më të mirë për vendin pasi sipas tij tashmë është hapur rruga e procesit.
Ruçi e cilëson këtë arritje të gjithë shqiptarët. Madje ai ka vlerësuar edhe rolin e opozitës, e cila këtë periudhë është akuzuar nga kryeministri Rama se ka penguar çeljen e negociatave.
“Të kesh datë konkrete, dhe të hapësh procesin përgatitor është arritja më e rëndësishme në rrugën drejt Evropës.
Kur çlirohemi nga dallditë tona dhe akuzat politike, ajo që do mbetet nëfund ëhstë data e negociastave që shkëlqen në Qershor 2019. Tashmë do kemi një kalendar me rregulla dhe hapa të ndërmjetëm deri në vitin 2019. Ky vendim është përshëndetur nga ata që u mor. Për këtë arritje kanë meritë gjithë shqiptarët, edhe opozita, komisionet dhe gjithë deputetët”, tha Ruçi.
Ai tha se “një precedent i tillë është ndjekur edhe për Serbinë dhe Malin e Zi”./a.m.