Dy persona janë arrestuar sot në Dibër dhe Lushnje, pasi akuzohen për dhunë në familje. Në pranga ka rënë dibrani Durim Kica, i cili ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Gjithashtu, është arrestuar dhe lushnjari Erjon Haxhiu, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar me një vit burg për dhunë në familje.
Njoftimi i policisë:
Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: Durim Kica, 41 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet nga policia e Lushnjes një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, në bazë te informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Erjon Haxhiu, 42 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka denuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.
ma.me