Artistët janë mbledhur sërish këtë të enjte pranë godinës së Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër prishjes së institucionit.
Aktori Gent Zenelaj i është drejtuar Kiço Londos duke i thënë të mos qajë, teksa kreu i Teatrit Eksperimental po e shihte protestën nga njëra prej dritareve të Teatrit.
“Unë sot në këtë shtet kam parë sesi janë zbythur të gjitha vlerat normale që ka një popull. Kam parë sesi tradhëtia ndodh natën dhe ditën shitet si kompromis. S’po e teproj aspak, por po u them atyre, uroj që të vijë dita që ta bëjnë gjumin e qetë.
Më kanë akuzuar mua se jam partiak se votojmë atë parti që duam. Ju keni partinë e lekut, zoti i juaj është leku, bëni be për lekun.
Më lejoni t’u quaj qytetar të lirë të këtij vendi, unë sot përulem para jush. Faleminderit që zgjodhët që të jeni të lirë. Kiço mos qaj, do bëjmë teatër më të mirë i dashur, mos qaj, ej mos qani. Do bëjmë teatër të ri. Do bëjmë teatër në rrugë”- u shpreh Zenelaj. /b.d