Një pjesë e artistëve janë mbledhur sërish sot para godinës së Teatrit Kombëtar në shenjë proteste kundër shembjes së këtij institucioni.
Në protestë ka marrë pjesë edhe deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili tha se e vetmja mundësi për të mos lejuar shembjen e Teatrit është ngujimi.
“Unë po ua them troç se e vetmja mundësi për të mos lejuar shembjen e Teatrit është që të ngujohemi brenda.
Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ky nuk është një vendim që më takon mua, por juve.
Nëse vendosni të futeni brenda, unë do jem i pari që do hy dhe i fundit që do dal nga Teatri. Nuk ka asnjë mundësi tjetër”- tha Shehaj. /b.d