Hetimet mbi një ndërhyrje të supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 2016-ën, vijojnë, ndërsa tashmë kanë dalë në skenë fakte të tjera. Prokurori Robert Mueller tha se pas një kërkimi të bërë të mërkurën, u zbuluan lidhje të reja dhe shumë më të forta mes ish menaxherit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort dhe Kremlinit.
Nga rishikimi i deklaratave tatimore u gjet se një kompani e drejtuar nga Manafort dhe bashkëshortja e tij, kishin marrë një hua prej 10 milionë dollarësh, nga një oligark rusi i identifikuar si Oleg Deripaska.
Ky i fundit është një njeri mjaft afër Kremlinit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa ishte pjesë e listës së oligarkëve rusë që u sanksionuan nga ShBA-të në prill të këtij viti. Dokumentet e reja u zbuluan në apartamentin e Manafort, që aktualisht mbahet në burg dhe vetëm në fillim të kësaj jave u dha autorizimi për kontroll në shtëpinë e tij.
ma.me