Në kryeqytetin Serbisë në Beograd, por sot është paralajmëruar një protestë kundër dialogut të Brukselit, transmeton Koha.net.
Siç njofton b92, protestën e organizojnë shoqatat “Nuk ka dorëzim të Kosovës”, “Nuk i japim fëmijët”, “Serbë mblidhuni “, “Cirilike” dhe Sindikata e pavarur e policëve.
Pjesëmarrjen në protestë e ka paralajmëruar edhe Kryetari i Këshillit Iniciativ për Serbinë e Shëndoshë (Zdrava Srbija) Milan Stamatoviq.
Ai ka vlerësuar se kryetari Aleksandar Vuçiq “po përpiqet që popullit serb t’ia rrëmbejë sovranitetin dhe t’ua falë atë terroristëve Haradinaj dhe Thaçi me qëllim të vazhdimit të integrimit të pasigurt europain”. (b.an)