Policia greke ka zhvilluar një operacion në Serres dhe Selanik ku ka sekuestruar rreth 58 kg e 523 gram marijuanë.
Sipas mediave të vendit fqinj, janë arrestuar 24 persona, shumica grekë por edhe shqiptarë si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të drogës.
Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 77 pako, 50 prej të cilave i gjetën në një automjet dhe 27 nëpër kontrolle banesash. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 pistoletë, 6 fishekë, 3 peshore elektronike, 12.125 euro, 8 makina, 25 celularë etj.
Prej fillimit të vitit e deri sot në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
a.ç