Një restorant në Las Vegas ka vendosur që të shtojë në menunë e tij një hamburger të stërmadh.
“Truffles n Bacon Café” është kthyer në destinacion turistik falë hamburgerit që peshon rreth 7 kg dhe që mund të ngopë plot 7 persona për 85 dollarë.
Me dy biftekë të mëdhenj sa një picë, ky hamburger ka edhe mish derri, domate dhe patate, pa përmendur këtu shumë salca pikante, transmeton Top Channel.
E gjithë kjo mbushje mbulohet me djathë dhe 4 vezë të skuqura. Ndërsa buka është e lyer me majonezë pikante koreane.
Pronari i restorantit amerikan, Jackie Lim tha: “Është një hamburger që zëvendëson tortën e ditëlindjes. Unë ushqimin nuk e marr seriozisht. Mendoj se ushqimi duhet të jetë argëtues”.
a.ç